(VIDEO) LSDM: Qeveritarët bëjnë luks, qytetarët zhyten në varfëri!

(VIDEO) LSDM: Qeveritarët bëjnë luks, qytetarët zhyten në varfëri!

MARKETING

Akuza nga më të ndryshmet ndaj qeverisë nga partia opozitare maqedonase LSDM, nuk mungojnë as edhe në ditët e festave. “Vikendi i zgjatur për Qeverinë do të kalon në rehati dhe luks, ndërsa për shumë qytetarë ai po shndërrohet në ditë të vështira mbijetese”. Kështu ka deklaruar nënkryetarja e LSDM-së, Stefanija Kuzmanovska, e cila thekson se realiteti në terren është krejt ndryshe nga ai që përjetojnë zyrtarët qeveritarë. Kuzmanovska, deklaroi se qytetarët përballen me varfëri dhe mungesë të kushteve bazë, sidomos në prag të festave, duke shtuar se shumë familje nuk kanë as mundësi për një tryezë modeste të Pashkëve, pasi, ajo tha se frigoriferët dhe xhepat e qytetarëve janë bosh, ndërsa ata numërojnë çdo denar për të mbijetuar.

MARKETING

Sample Image

STEFANIJA KUZMANOVSKA

Ndërkohë që populli mezi mbijeton dhe numëron çdo denar, ju si Luigji XIV (14), bashkë me funksionarët e qeverisë, gostiteni në hotele të shtrenjta. Në kurriz të qytetarëve. Nuk ka para për pagë minimale prej 600 euro, nuk ka para për subvencione, nuk ka para për masa për qytetarët. Para ka vetëm për luksin e Mickoskit”.

Kuzmanovska tha se pushteti është i shkëputur nga realiteti i qytetarëve dhe nuk vepron në interes të tyre, por për veten dhe pasurimin e tij. Nga opozita kërkohet përgjegjësi dhe masa konkrete për përballimin e krizës ekonomike, ndërsa qytetarët siç tha, vazhdojnë të përballen me çmime të larta dhe standard gjithnjë e më të ulët jetese.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING