(VIDEO) Ligji i ri për përfaqësim adekuat: Reformë për barazi apo meritokraci?

(VIDEO) Ligji i ri për përfaqësim adekuat: Reformë për barazi apo meritokraci?

MARKETING

Projekt – ligji për përfaqësim adekuat dhe të drejtë i cili kaloi filtrin e Qeverisë dhe tani do të “udhëtoj” drejtë Kuvendit, hap dilemën, nëse synon të rregullojë përfaqësimin e komuniteteve në institucionet shtetërore, apo të hap debate të reja?

MARKETING

Sample Image

Nëse analizojmë këtë projekt-ligj i cili është me vëllim prej 6 faqesh, vihet re se paralelisht me barazinë, synohet meritokracia.

Pra në thelb, ligji premton barazi dhe meritokraci. “Respektimi i përfaqësimit adekuat dhe të drejtë duhet të sigurojë trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët, pa diskriminim, dhe të zbatohet në përputhje me parimet e barazisë, meritës dhe kompetencës profesionale”.

Por, pas këtij formulimi, fshihen dispozita që mund të ndryshojnë rrjedhën e ligjit. Sipas ligjit ‘trajtimi preferencial, nuk konsiderohet diskriminim’, pra “Trajtimi preferencial për arritjen dhe promovimin e përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të komuniteteve të nënpërfaqësuara, me qëllim sigurimin e barazisë efektive, nuk konsiderohet diskriminim”.

E më tej, theksohet se deklarimi i përkatësisë etnike është vullnetar.

Ndërkohë, nëse konstatohet mbipërfaqësim, nuk planifikohen punësime të reja. Gjegjësisht ligji thotë “Nëse konstatohet mbipërfaqësim i një komuniteti, Trupi Koordinues propozon masa për rishpërndarjen e punësimeve të reja. Në institucionet ku përfaqësimi adekuat është arritur ose tejkaluar, nuk planifikohen punësime të reja mbi këtë bazë për aq kohë sa kjo gjendje vazhdon”.

Ligjin do ta monitoroj, Trupi Koordinues për Zbatimin e Përfaqësimit Adekuat dhe të Drejtë të Qeverisë i cili do të funksionoj në bashkëpunim me Agjencinë për Nëpunës Administrativ. Ato do të përgatisin raport të paktën 1 herë në vit dhe do t’ia paraqesin Qeverisë.

Në ligj qëndron se “Gjatë planifikimit vjetor të punësimit, institucionet publike janë të detyruara të marrin parasysh planin e shpërndarjes së punësimeve të reja, të përgatitur sipas metodologjisë”. Mirëpo në asnjë pjesë të ligjit, nuk shkruan se parashihen sanksione për institucionet që nuk e respektojnë të njejtin. Por, përfaqësimi i drejtë synon të bëhet përmes ngritjes së ndërgjegjësimit publik, me trajnime, fushata publike, seminare, konsultime.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING