(VIDEO) LSDM dorëzoi propozim ligj për uljen e tvsh-së së derivateve nga 18 në 5 %
MARKETING
Rritja e çmimeve të derivateve po edhe çmimeve bazë ushqimore si pasojë e luftrave në Lindjen e Мesme, ka përplasur partitë politike në vend.
MARKETING
Si pasojë e kësaj, Lidhja Socialemokrate e Maqedonisë ka paraqitur një projektligj për uljen e Tatimit të Vlerës së Shtuar për karburantet, me procedurë të shkurtuar.
Deputetja Sanja Llukarevska ka deklaruar se qëllimi është mbrojtja e standardit të jetës së qytetarëve dhe zbutja e presioneve inflacioniste.
Ajo shtoi se ulja e TVSH-së do të ndikojë direkt në shportën e konsumatorit dhe në nivelin e përgjithshëm të çmimeve, duke reduktuar efektet e rritjes së çmimeve të karburanteve mbi produktet e tjera.
SANJA LUKAREVSKA – DEPUTETE
“Propozojmë një ndryshim të Ligjit për TVSH-në që parashikon uljen e normës nga 18% në 5% për të gjitha llojet e benzinës dhe karburantet dizel. Kjo do t’i ndihmojë qytetarët të ruajnë standardin e tyre të jetesës”.
Kujtojmë, se Qeveria e RMV-së, veçmë ka marrë një vendim për ulje të TVSH-së për derivatet nga 18 në 10%. Pas kritikave dhe ngritjes enorme të çmimeve, Qeveria ka marrë vendim edhe për uljen e akcizës së naftës.
Mevludin Imeri /SHENJA/

