Osmani: Ligji për përfaqësim të drejtë është “karikaturë”
MARKETING
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar ndaj miratimit të Ligjit për përfaqësim të drejtë në Qeveri, duke e cilësuar atë si një “karikaturë” dhe provokim të radhës.
MARKETING
Sipas Osmanit, ky ligj nuk garanton përfaqësim real dhe përbën hap prapa në raport me mekanizmat ekzistues. Ai theksoi se zëvendësimi i të ashtuquajturit “balancues”, i cili ishte formulë ligjore obligative për sigurimin e përfaqësimit të drejtë, me një komision që raporton vetëm një herë në vit, është i papranueshëm.
Osmani gjithashtu akuzoi se ekziston një qasje armiqësore ndaj çështjeve që lidhen me shqiptarët, duke shtuar se veprime të tilla hapin “plagë të reja” në shoqëri.
“Nuk është tharë ende plaga e gjuhës, të cilën çdo ditë e gërryejnë me veprime dhe deklarata, ndërsa sot po hapet një plagë e re”, ka shkruar Osmani.
Ai e përmbylli reagimin duke theksuar se, sipas tij, provokimet po vazhdojnë njëra pas tjetrës.

