(VIDEO) Deputetja Musa: Grupi i punës po shqyrton çështjen e jurisprudencës në shqip

(VIDEO) Deputetja Musa: Grupi i punës po shqyrton çështjen e jurisprudencës në shqip

MARKETING

Deputetja nga radhët e VLEN-it, Mimoza Musa, në emisionin “Debat në Shenja” ka vlerësuar se prania e politikanëve në protestën e studentëve shqiptarë lidhur me provimin e jurisprudencës do t’i japë asaj ngjyrime politike, ndonëse thotë se kjo çështje nuk duhet politizuar. Ajo thekson se në vend të një rezolute pa peshë juridike, janë ndërmarrë hapa konkretë për zgjidhjen e çështjes së dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Ajo sqaroi se është formuar një grup punues në kuadër të qeverisë, i cili do t’i shqyrtojë të gjitha ligjet që lidhen me këtë çështje.

MARKETING

Sample Image

Mimoza Musa, deputete

Në vend që të nënshkruajmë një rezolutë që nuk ka peshë juridike, kemi ndërmarrë hapa konkretë për ta zgjidhur këtë problem, duke krijuar një grup punues brenda qeverisë që do t’i analizojë të gjitha ligjet. Në dijeninë time ekziston një rregullore në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, e cila parasheh që certifikatat e noterit dhe juristit të mund të kërkohen në dy gjuhë, maqedonisht dhe shqip, por nuk është precizuar se në cilën gjuhë mund të jepet provimi.

Tutje ajo theksoi se koalicioni VLEN, gjatë vitit të parë të mandatit, ka realizuar rreth 2800 punësime dhe 800 avancime, duke veçuar përfaqësimin e shqiptarëve në institucione nga ku tha se është rritur për 0.5%. Për këto deputetja tha se bëhet fjalë për të dhëna nga viti i parë i qeverisjes, pasi për vitin e dytë ende nuk ka statistika të plota.

Mimoza Musa, deputete

Sipas të dhënave që i kam unë nga komisioni kadrovik, në vitin e parë sepse i dyti ende ska përfunduar dhe nuk kemi statistika të plota, dmth në vitin e parë janë realizuar diku 2800 punësime dhe 800 avancime. Edhe përfaqësimi i shqiptarëve në institucione është rritur për 0.5 %. Ky është një hap pozitiv. Në vit të parë të qeverisjes tonë kemi një rritje prej 0.5%”.

Sa i përket çështjes për një përçarje të mundshme mes saj dhe zëvendëskryeministrit Arben Fetai, ajo deklaroi se relatrivisht ka raporte korrekte me të, dhe se asnjëherë nuk kanë pasur probleme ideologjike pasiqë ndarjet sipas saj mund të ndodhin kur ka diferenca ideologjike siç ndodhi me Arben Taravarin. Ajo tha se rruga e tyre me Fetain është për bashkimin e VLEN-it nga ku po ashtu tha se ai i ka dhënë mbështetjen e tij për të qenë nënkryetare e VLEN-it.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING