Mesjava do të sjell xhiron e 26-të në Ligën e Parë

Mesjava do të sjell xhiron e 26-të në Ligën e Parë

MARKETING

Mesjava do të sjell në program ndeshjet e xhiros së 26-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Kjo xhiro hapet me duelin Bashkimi – Brera që do të zhvillohet në Kumanovë, duke nisur nga ora 15:30, teksa në të njejtën kohë do të luhet edhe përballja ndërmjet Tikveshit dhe Sileksit. E mërkura do të sjell duelet Rabotniçki – Shkëndija dhe Pelisteri – Vardari, teksa xhiroja e 26-të mbyllet të enjten me dy ndeshje tjera si Shkupi – Struga dhe Makedonija Gjorçe Petrov – Arsimi. Gara për titullin mbetet në qendër të vëmendjes në vijim të kampionatit, teksa edhe gara për mbijetesë vazhdon të mbetet interesante. /SHENJA/

MARKETING