Brera mposht Arsimin, Sileksi deklason FC Shkupin
MARKETING
Brera ka regjistruar fitore në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25-të në elitën e futbollit vendor, raporton SHENJA. Takimi nisi vrullshëm nga të dyja skuadrat. Që në minutën e 3-të, mysafirët kaluan në epërsi me golin e Markel Gonit për 0:1. Megjithatë, avantazhi i tyre zgjati vetëm gjashtë minuta, pasi Filip Mihaillov realizoi nga pika e bardhë për 1:1. Goli i fitores për vendasit erdhi në minutën e 79-të, kur Leonardo Petroviq shënoi për rezultatin përfundimtar 2:1.
MARKETING
Në ndeshjen tjetër, Sileksi e mposhti bindshëm FC Shkupin me rezultat 6:0. Ndërkohë, nesër në kuadër të xhiros së 25-të do të zhvillohen takimet: Shkëndija – Pelisteri dhe Vardari – Makedonija Gjorçe Petrovi. /SHENJA/

