(VIDEO) BDI Dega Çair themelon qendrën për mbrojtje ligjore dhe barazi në administratë
MARKETING
Bashkimi Demokratik për Integrim ka themeluar Qendrën për Mbrojtje Ligjore dhe Barazi në Administratë – Çair. Kjo qëndër do t’I shërbejë të gjithë qytetarëve të Shkupit. Qendra përbëhet nga juristë, ekspertë të administratës publike dhe profesionistë të fushave përkatëse, të cilët do të ofrojnë këshillim juridik falas për çdo rast.
MARKETING
RESHAT AMETI, BDI
“Nga java e ardhshme, çdo punonjës i administratës që jeton në Shkup mund të paraqitet pranë kësaj qendre, çdo ditë pune nga ora 16:00 deri në 19:00, për të dorëzuar rastin e tij. Çdo rast do të trajtohet në mënyrë individuale, me analizë të plotë ligjore dhe me rekomandime konkrete për hapat e mëtejshëm”.
BDI thekson se çdo rast i dokumentuar do të trajtohet seriozisht dhe do të shërbejë si bazë për veprim juridik dhe adresim publik. Nga partia sqarojnë se iniciativa është ndërmarrë për shkk se siç thonë ata, presion sistematik në vendin e punës. /SHENJA/

