Kina reagon kundër diskriminimit dhe ligjit të diskutueshëm izraelit mbi të burgosurit palestinezë
MARKETING
Kina i bëri thirrje sot Izraelit kundër diskriminimit dhe konfrontimit për shkak të një ligji të diskutueshëm që vendos dënimin me vdekje për të burgosurit palestinezë, i cili ka shkaktuar dënim global, raporton Anadolu.
MARKETING
“I gjithë legjislacioni duhet të jetë në përputhje me parimet ligjore siç është parimi i ligjshmërisë, drejtësisë dhe paanshmërisë dhe nuk duhet të diskriminojë në bazë të racës, fesë, kombësisë apo pikëpamjes politike”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning.
Mao iu përgjigj një pyetjeje nga Anadolu lidhur me një ligj të ri të diskutueshëm të miratuar nga parlamenti izraelit të hënën e kaluar ku në mbështetje të tij votoi edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
Sipas ligjit, ekzekutimet do të kryhen me varje, të kryera nga rojet e burgut të emëruar nga Shërbimi i Burgjeve Izraelite. Personat e përfshirë duhet të kenë anonimitet dhe imunitet ligjor.
Megjithatë, Mao theksoi se të drejtat legjitime të popullit palestinez “duhet të respektohen dhe të mbrohen”.
“Veprimet që përshkallëzojnë tensionet dhe përkeqësojnë konfrontimin duhet të ndalen”, shtoi Mao.

