Mot me shi dhe vranësira sot, përmirësim nga e diela
MARKETING
Sot në Maqedoninë e Veriut do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu, ndërsa në zonat malore priten edhe reshje dëbore. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
MARKETING
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 10 deri në 16 gradë Celsius.
Edhe gjatë ditës së nesërme moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira dhe reshje shiu. Nga dita e diel pritet përmirësim i motit, me kthjellime dhe periudha me diell.

