A i njeh miqtë e Taravarit në Akademinë e Shkencave të Beogradit? Përgjigjet Snopçe
MARKETING
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në emisionin “Debat në Shenja”, i pyetur për “miqtë e Taravarit në Akademinë e Shkencave në Beograd”, pretendime këto të thënë nga Ziadin Sela, deklaroi se, jo vetëm në Beograd, por se Taravari njeh kolegë që janë akademikë edhe në Kroaci edhe në Slloveni, sepse ai është mjek.
MARKETING
“Arben Taravari është profesor universitar, edhe unë jam profesor universitar. Si profesor universitar, Arben Taravari ka qëndruar disa herë përpara se të jetë kryetar i ASH-së, sepse Arben Taravari është mjek i njohur, është ndoshta neurologu më i njohur në Maqedoni, një neurolog që e njeh me të madhe Kosova dhe Shqipëria…nga bisedat private unë e dijë se ai ka qenë për një ekspertizë në Beograd dhe shefi i repartit neurologjik në klinikën e Beogradit ka qenë më duket se Kostiq, i cili ka qenë anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë”, tha Snopçe.

