Dy Shkëndijat në gjysmëfinalen e parë përballen me 22 prill
MARKETING
Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut ka zyrtarizuar oraret e ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së vendit.
MARKETING
Shkëndija e Tetovës dhe Shkëndija e Haraçinës në ndeshjen e parë gjysmëfinale do të përballen me 22 prill në Tetovë, teksa në atë të kthimit do të takohen me 6 maj me shumë gjasa në Kumanovë. Duke qenë se në këtë fazë të garës do të aplikohet sistemi VAR, ndeshjet duhet të zhvillohen në stadiume të licencuara.
Për këtë arsye, ndeshja e kthimit ndërmjet dy Shkëndijave pritet të luhet në Kumanovë, pasi stadiumi në Hasanbeg ku haraçinasit luajnë ndeshjet e tyre nuk plotëson kushte për implementimin e sistemit VAR. Në anën tjetër, në të njejtat data do të përballen edhe Sileksi me Ohrin.
Fituesit nga të dyja palët do të luajnë në finalen e madhe e cila është paraparë të zhvillohet me 20 maj.

