Aeroporti “Ben Gurion” i Izraelit evakuohet për shkak të sirenave pas lëshimit të raketave nga Irani
MARKETING
Pasagjerët në aeroportin “Ben Gurion” të Izraelit në Tel Aviv u evakuuan sot në strehimore pasi sirenat u dëgjuan pas lëshimit të raketave nga Irani, transmeton Anadolu.
MARKETING
Sipas mediave izraelite, ushtria izraelite tha se alarmet u aktivizuan në zona të gjera të Izraelit jugor dhe qendror pasi u zbuluan raketa që lëshoheshin nga Irani. Kanali 12 raportoi se shpërthime u dëgjuan në Izraelin qendror gjatë përpjekjeve për të kapur një raketë hyrëse.
Të gjithë pasagjerët në aeroportin “Ben Gurion” u zhvendosën në strehimore pas alarmeve, tha transmetuesi. Gazeta “Haaretz” pretendon se raketa mund të ketë patur municione të tipit thërrmues.
E përditshmja “Israel Hayom” raportoi se mbetjet e raketave dëmtuan një ndërtesë në qytetin jugor të Ashkelonit.
Gazeta shtoi se fragmente ranë gjithashtu në vendbanimin e paligjshëm të Yad Mordechai në Izraelin jugor, pa shkaktuar lëndime ose dëme materiale, megjithëse nuk ka konfirmim zyrtar.
Shërbimi i emergjencës i Izraelit MDA tha se nuk ka marrë raportime për viktima.
Përshkallëzimi rajonal ka vazhduar të ndizet që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën ofensivë të përbashkët ndaj Iranit më 28 shkurt, duke vrarë deri më tani mbi 1.340 njerëz, përfshirë udhëheqësin e atëhershëm suprem Ali Khamenei.
Irani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, së bashku me Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë ndërsa kanë prishur tregjet dhe aviacionin global.

