Presidenti iranian: Kërcënimet e SHBA-së tregojnë dëshpërim
MARKETING
Në një deklaratë për X, presidenti iranian Masoud Pezeshkian thotë se kërcënimet e SHBA-së kundër Iranit tregojnë “dëshpërim”.
MARKETING
Pezeshkian shtoi se Irani është i vendosur të mbrojë sovranitetin e tij dhe interesat kombëtare, duke theksuar se çdo përpjekje për presion apo agresion do të përballet me një përgjigje të fuqishme dhe të koordinuar.
Ai shkruan: “Iluzioni i fshirjes së Iranit nga harta tregon dëshpërim kundër vullnetit të një kombi që bën histori. Kërcënimet dhe terrori vetëm sa forcojnë unitetin tonë. Ngushtica e Hormuzit është e hapur për të gjithë, përveç atyre që shkelin tokën tonë. Ne përballemi me vendosmëri me kërcënime të çmendura në fushën e betejës.”
Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e unitetit kombëtar dhe bashkëpunimit të brendshëm për të përballuar sfidat e jashtme.

