“Ushtarët izraelitë u ekspozuan ndaj substancës kancerogjene në objektin e dëmtuar ushtarak”

“Ushtarët izraelitë u ekspozuan ndaj substancës kancerogjene në objektin e dëmtuar ushtarak”

MARKETING

Disa ushtarë të Izraelit janë ekspozuar ndaj një substance kancerogjene në një objekt ushtarak në qendër të vendit, pas dëmtimit të tij nga sulmet në vazhdim, transmeton Anadolu.

MARKETING

Sample Image

Ofek Neuberger, gazetar i Radios së Ushtrisë Izraelite, tha se ushtarët u ekspozuan ndaj azbestit për disa ditë teksa kryenin detyra në objektin e dëmtuar.

Në rrjetin social amerikan X, ai tha se ushtarët ishin ngarkuar me renditjen e dokumenteve dhe ruajtjen e zonës pranë materialit të rrezikshëm pa pajisje të mjaftueshme mbrojtëse.

Neuberger shtoi se edhe pasi pajisjet u evakuuan, trupat qëndruan pranë ndërtesës për një periudhë shtesë pa mbrojtjen e nevojshme.

Nuk pati një koment të menjëhershëm zyrtar nga autoritetet izraelite, të cilat mbajnë censurë të rreptë mbi humbjet që vijnë nga raketat dhe dronët e lëshuar nga Irani apo Hezbollahu.

Sulmet e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit filluan më 28 shkurt, ndërsa Teherani është kundërpërgjigjur me sulme të përsëritura me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane.

MARKETING