(VIDEO) Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: “Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën
MARKETING
Pasi i cilësoi frikacakë, prersidenti i shba-së, Donald Trump ka vijuar sulmet ndaj aleatëve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Në një postim në rrjetet sociale, presidenti amerikan madje shkon më tej. Ai kërcënon se SHBA-të do të marrin Groenlandën nëse aleatët nuk e ndihmojnë për të zhbllokuar Ngushticën e Hormuzit.
MARKETING
DONALD TRUMP, PRESIDENT I SHBA-SË
“Nëse të ashtuquajturit ‘aleatë’ të NATO-s vazhdojnë refuzimin e tyre për të ndihmuar në hapjen e ngushticës së Hormuzit, gjë që do të ishte shumë e lehtë, e shpejtë, e thjeshtë dhe e sigurt për ta bërë, tani që lufta është fituar në masë të madhe, mund të më duhet të riafirmoj angazhimin tonë për sigurimin e Grenlandës për sigurinë tonë kombëtare. Sinqerisht shpresoj që të mos vijë deri aty, por do të shohim. Topi është në fushën e Europës”.
Tramp thotë se e kanë financuar NATO-n për dekada, pa marrë asgjë në këmbim dhe se tani është koha që ata ta shpërblejnë në një mënyrë apo në një tjetër.
Presidenti i SHBA-së po ashtu tha se nuk e mbështet një armëpushim në luftën në vazhdim mes SHBA-së dhe Izraelit në njërën anë dhe Iranit në anën tjetër. “Nuk dua armëpushim. E dini, nuk bën armëpushim kur po e shkatërron plotësisht palën tjetër”, u tha Trump gazetarëve para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë.
Këto deklarata erdhën disa orë pasi Trump tha se po kërkon bisedime me Iranin, por pretendoi se “nuk ka askënd me kë të bisedohet” pas javësh sulmesh nga SHBA-ja dhe Izraeli që kanë vrarë zyrtarë të lartë iranianë, përfshirë edhe ish-Udhëheqësin Suprem Ali Khamenei dhe zyrtarin e lartë Ali Larijani.
Irani gjithashtu hodhi poshtë bisedimet për armëpushim.
Gjatë deklaratave në Shtëpinë e Bardhë, Trump minimizoi edhe varësinë e SHBA-së nga Ngushtica e Hormuzit, një pikë kyç globale për transportin e naftës, përmes së cilës kalon një pjesë e konsiderueshme e furnizimeve botërore me naftë.
Tensionet rajonale janë rritur ndjeshëm që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme të përbashkëta ndaj Iranit më 28 shkurt. Sipas raportimeve, sulmet kanë vrarë rreth 1.300 persona, përfshirë mbi 150 fëmijë në një shkollë fillore për vajza. Irani është kundërpërgjigjur me sulme me raketa dhe dronë që kanë shënjestruar Izraelin dhe ato që i konsideron si objektiva të lidhura me SHBA-në në gjithë rajonin, duke përshkallëzuar më tej konfliktin. /SHENJA/

