Araghchi: Irani do të ketë “zero përmbajtje” nëse sulmohet infrastruktura e tij

Araghchi: Irani do të ketë “zero përmbajtje” nëse sulmohet infrastruktura e tij

MARKETING

Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abbas Araghchi, ka deklaruar se vendi i tij do të tregojë “zero përmbajtje” nëse infrastruktura e tij sulmohet, mes përshkallëzimit të tensioneve në rajon, transmeton Anadolu.

MARKETING

Sample Image

“Kemi informacione për plane izraelite për të goditur infrastrukturën. Edhe një herë, zero përmbajtje nëse sulmohet infrastruktura jonë”, shkroi Araghchi në rrjetin social X, duke shpërndarë një video me deklarata të presidentit amerikan, Donald Trump.

Ai tha se populli iranian është “popull me parime”, duke shtuar: “Iranianët nuk sulmojnë fshehurazi kundërshtarët gjatë dialogut. Vetëm kur sulmohen, reagojnë fuqishëm”.

Në videon e publikuar nga Araghchi, Trump shfaqet duke thënë se beson se Irani po planifikonte të sulmojë SHBA-në, bazuar në informacionet e zyrtarëve të lartë amerikanë.

“Nëse nuk do të kishim vepruar në atë moment, mendoj se ata kishin ndërmend të na sulmonin”, tha presidenti amerikan.

Përshkallëzimi i tensioneve ka vazhduar që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme të përbashkëta ndaj Iranit më 28 shkurt, duke vrarë rreth 1.300 persona, përfshirë edhe Udhëheqësin Suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa ndaj Izraelit, Jordanisë, Irakut dhe vendeve të Gjirit që strehojnë baza ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë, si dhe duke ndikuar në tregjet globale dhe aviacionin.

MARKETING