Irani: Nuk ka bisedime me SHBA-në, vendet që lejojnë bazat do trajtohen si armiq
MARKETING
Irani aktualisht nuk është i angazhuar në asnjë negociatë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA), tha të enjten një zyrtar i lartë parlamentar iranian, ndërsa paralajmëroi se çdo vend që lejon që territori ose bazat e tij të përdoren kundër Iranit do të trajtohet si armik, transmeton Anadolu.
MARKETING
Ebrahim Rezaei, zëdhënës i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të asamblesë, i bëri këto komente pas një takimi me zyrtarë ushtarakë dhe të mbrojtjes iranianë për të diskutuar operacionet në fushëbetejë kundër SHBA-së dhe Izraelit.
Ai paralajmëroi se çdo shtet që hap territorin ose bazat e tij për forcat armike në çfarëdo forme do të trajtohet si armik.
Rezaei tha se siguria është rivendosur në ishullin Kharg dhe se eksportet e naftës po vazhdojnë.
Më parë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pretendoi se sulmet amerikane kishin shkatërruar shumicën e objekteve ushtarake të ishullit, por kishin lënë të paprekura qendrat e naftës.
Këto komente janë në kundërshtim me deklaratën e mëparshme të TrumpİT se zyrtarët iranianë donin të negocionin, por “nuk ishin gati”.
Sulmet SHBA-Izrael ndaj Iranit filluan më 28 shkurt dhe thuhet se kanë vrarë rreth 1.300 njerëz, përfshirë Udhëheqësin e atëhershëm Suprem, Ali Khamenei.
Teherani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane.

