U tha se është për kurim në Moskë, reagon ambasadori i Iranit në Rusi: Khamenei nuk është këtu
Ambasadori iranian në kryeqytetin rus, Kazem Jalali, ka mohuar zërat sipas të cilëve Mojtaba Khamenei ndodhet në Moskë për të marrë trajtim mjekësor:
“Lajmi për transferimin e Udhëheqësit të Lartë të Revolucionit në Rusi për trajtim është një luftë e re psikologjike. Liderët iranianë nuk kanë nevojë të ikin dhe të fshihen në strehimore”.
Ishte gazeta kuvajtiane Al-Jarida që dje raportoi se Khamenei do të transportohej fshehtas në Moskë me një avion ushtarak rus për t’u nënshtruar një operacioni, pas dëmtimit që pësoi gjatë sulmit të 28 shkurtit.

