Irani pohon se lideri i ri suprem është në gjendje të mirë shëndetësore
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka thënë në një intervistë se Mojtaba Khamenei është “në shëndet të mirë” dhe “e kontrollon plotësisht situatën”.
Ai thotë se Irani mirëpret çdo “iniciativë rajonale që çon në një fund të drejtë të luftës” dhe se Hormuzi është “i hapur për të gjithë përveç anijeve amerikane dhe aleatëve [të SHBA-së]”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Araghchi ka thënë se “deri më tani nuk ka ndonjë iniciativë të veçantë në tryezë për t’i dhënë fund luftës”.

