Prorektori Bela tregon mangësitë e propozim ligjit për arsim të lartë
Prorektori i Universitetit Nënë Tereza, Bunjamin Bela, në emisionin “Debat në Shenja” u pyet se cilat janë dobësitë e propozim ligjit të ri për arsim të lartë, deklaroi se komisoni i formuar nga UNT të gjitha vërejtjet ja ka dërguar ministreshës.
“Ligji në përgjithësi është shumë strikt normative. Që nënkupton se në përgjithësi nëse cilësi është qëllim, nuk është se ajo mund të ngritet vetëm me urdhra adiminsitrativ të drejtpërdrejt, por krijimi i kushteve, vetvetiu, vjen deri tek çështja e kërkimit shkencor duke ofruar një infrastrukturë të qëndrueshëm për ta arritur atë qëllim”, tha Bela.
Ai tha se pjesa e dytë ke qenë mospërfaqësimi i senateve, universiteteve drejtpërsëdrejti në krijimin e propozim ligjit.
“Autonominë universitare duke e përcaktuar çështjen e këshillin mbikëqyrës mbi universitete, ku përfaqësues qeveritarë do të jenë nga 4 anëtarë që nënkupton një përqindje bukur e madhe në vendimet të cilat i merr senati dhe ulja e vlerës së senatit si organ më i lartë brenda universiteteve. Ne e kuptojmë qartë se jemi universitete publike dhe kemi nevojë për mbikëqyrje por kjo mbikëqyrje nuk do të thotë edhe nga një ekstremitet, nga një ekstrem në ekstremin tjetër ku cenohet autonimia në mënyrë të drjetëpërdrejt në lidhje me programet mësimore, menaxhimin e brendshëm e kështu me radhë”, deklaroi Bela.

