Prorektori Bela: Universitetet shqiptare nuk kanë qenë të përfaqësuara denjësishtë në përpilimin e ligjit të ri për arsim të lartë

Prorektori Bela: Universitetet shqiptare nuk kanë qenë të përfaqësuara denjësishtë në përpilimin e ligjit të ri për arsim të lartë

Prorektori i Universitetit Nënë Tereza, Bunjamin Bela, tha se ndryshimet në arsimin e lartë janë të mirëseardhur me qëllim përmirësimin e cilësisë, por se këto ndryshime duhet të jenë në përputhje me të gjithë aktorët të cilët e përbëjnë arsimin e lartë.

“Këtu në përbërjen e këtij ligji duhet të jetë më inkluzive më përfshirëse që nga fillimi. Ne jemi dëshmitarë të gjithë procesit që nga fillimi e deri tani, se përfaqësimi ose kërkesat, sugjerimet e profesoritati nuk kanë qenë të përfaqësuara denjësisht posaçërisht po flas për Universitetet shqiptare, me aq sa kam dijeni nuk është se në këtë propozim ligj kanë qenë të konsultuar në mënyrë të dinjitetshme në aspekt të përpilimit të ligjit. Më pas pas daljes së ligjit në ener, në kemi formuar komisione për t’i elaboruar për të parë, sugjeruar kriteret dhe nenet që parashihen me këtë ligj”, deklaroi Bela.

Ai tha se bëhet fjalë për një ligj komplet të ri, dhe si staf akademik janë angazhuar lidhur me ligjin dhe se presin që këshillat vërejtjet të merren parasysh që të mbrohet inkluziviteti.

MARKETING