Ademi: Gjykata Kushtetuese është shndërruar në një mjet të kësaj qeverie për të minuar çdo arritje nga Marrëveshja e Ohrit

Ademi: Gjykata Kushtetuese është shndërruar në një mjet të kësaj qeverie për të minuar çdo arritje nga Marrëveshja e Ohrit

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi ka reaguar pas rrëzimit të iniciativave në Gjykatën Kushtetuese për sistemin “Safe City”. Ai ka rikujtuar paralajmërimin e tyre se Gjykata Kushtetuese është shndërruar në një mjet të kësaj qeverie për të minuar çdo arritje nga Marrëveshja e Ohrit.
“Prej kohësh e kemi thënë: Gjykata Kushtetuese është shndërruar në një mjet të kësaj qeverie për të minuar çdo arritje nga Marrëveshja e Ohrit.
Kryetari i këtij institucioni parapolitik, Kostadinovski nuk e fsheh anti-shqiptarizmin: Për “Safe City”, sms-porositë të dërgohen vetëm në maqedonisht! Edhe në anglisht lëshohen porositë, por vetëm në shqip nuk mundet.
Me këtë ai shkel vetë Kushtetutën. Vendimi i tyre sot është keqpërdorim i pozitës zyrtare, duke ndërhyrë brutalisht në rendin juridik të vendit.
Poashtu, edhe një herë, dy gjyqtarët shqiptarë dhe ai turk u mbivotuan si në vitet e nëntëdhjeta.
Çfarë të themi më shumë?! Ata që thonin “rrini rehat, ka kush kujdeset për shqiptarët”, sot zë nuk guxojnë të bëjnë. Keq, shumë keq!”, ka shkruar Ademi.

MARKETING