Zejd Rexhepi: Më i thirruri për të udhëhequr VLEN është Izet Mexhiti
Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejd, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, deklaroi se edhe në rast të shkrirjes, koalicioni VLEN nuk do të funksionojë si një parti e vërtetë.
“Edhe kur do të shkrihet, VLEN nuk do të jetë një parti. Nuk mund të funksionojë një parti me dy liderë. Subjekti është shumë i vogël në krahasim me partitë europiane. Merrni shembull PDK-në, LDK-në, Vetëvendosjen, apo partitë e mëdha në Maqedoninë e Veriut. Nëse qëllimi është të mbetesh një parti minore, atëherë nuk mund të jesh opponent serioz i subjekteve të mëdha. Funksionimi me dy kryetarë, sidomos në skenën politike shqiptare, është më shumë se i dëmshëm,” tha Rexhepi.
Ai shtoi se më i thirruri për të udhëhequr një vizion të tillë do të ishte Izet Mexhiti, duke vlerësuar ndryshimin që ky ka arritur në komunën e Çairit dhe duke sugjeruar që të tjerët të rreshtohen pas tij.

