(VIDEO) “Fluturojnë” çmimet e naftës, Dizeli shtrenjtohet për 14.5 denarë, benzina për 5 denarë

(VIDEO) “Fluturojnë” çmimet e naftës, Dizeli shtrenjtohet për 14.5 denarë, benzina për 5 denarë

Ashtu edhe siç pritej, çmimet e derivateve të naftës kanë pësuar rritje të ndjeshme. Komisioni Rrgullator i Energjetikës njoftoi se dizeli rritet për 14.5 denarë, kurse benzina për 5 denarë. Kurse, çmimi i vajit ekstra të lehtë do të shtrenjtohet për 12,5 denarë për litër. Vendimi do të hyj në fuqi, në mesnatë.

KRRE

“Në bazë të vendimit të ri, çmimet e EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të shtrenjtohen për 5,00 për litër, dhe në bazë të këtij vendimi, një litër EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 79,50 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 denarë. Një litër Dizel do të kushtojë 85.50 denarë”.

“Benzina BS-95- 79,5 den/l

Benzina BS-98- 81,5 den/l

Nafta- 85,5 den/l

Vaji ekstra i lehtë- 82,5 den/l”

Pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme, ndër pasojat e para që është ndjerë është rritja e çmimeve të naftës në berzë. Kështu në fundjavë nisën radhë të gjata të veturave nëpër pompa benzine, sespe pritej se të hënën KRRE do të caktonte çmim të ri të derivateve, që ashtu siç pritej do të ishte më i lartë. Kryeministri Hristijan Mickosi u shpreh se nëse do të ketë rritje të mënjehershme të çmimeve, Qeveria do të intervenoj në seancën e rregullt që mbahet në martën.

Furnizimet e shumta me naftë, zbrazën pompat e benzinës dhe disa prej tyre kufizuan furnizimet. I pyetur për këtë situatë kryeministri tha se Inspektorati Shtetëror i Tregut është në terren, por shtoi se deri kjo kishte ardhur pasi shtetas të huaj vinin tek ne për t’u furnizuar me naftë për shkak se te ne është më lirë.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

MARKETING