151 udhëtarë nga Dubai evakuohen, mbërrijnë në aeroportin e Shkupit
151 udhëtarë nga Dubai, të cilët kishin kërkuar evakuim, kanë ateruar mbrëmjen e sotme në aeroportin e Shkupit. Shumica prej tyre janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, por në mesin e tyre ka edhe shtetas nga vendet fqinje, si dhe katër shtetas të Holandës.
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, deri në mesin e javës së ardhshme pritet të evakuohen të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut që kanë shprehur gatishmëri për t’u kthyer në vend.
Qytetarët e evakuuar kanë deklaruar se tani ndihen më të qetë pasi janë larguar nga zona e luftës.
Me këtë fluturim të organizuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka nisur evakuimi i shtetasve të Maqedonisë së Veriut nga vendet e Lindjes së Mesme, i cili do të realizohet me fluturime komerciale çarter. Gjatë këtyre ditëve janë organizuar gjithsej katër fluturime çarter, me disa dhjetëra vende të lira.

