(VIDEO) Pompat kufizojnë dizelin, autoritetet thonë se rezervat janë stabile
Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, kanë sjellë pasoja të mënjëhershme edhe në vendin tonë. Tashmë disa ditë, disa pompa benzine, e kanë kufizuar shitjen e naftës. Zyrtarisht deri tani ka dalë kompania“Lukoil”, e cila thotë se e kufizon dizelin në të gjitha pikat e saj për automjetet e rënda dhe këtë vendim e kanë vënë në funksion që nga data 7 mars.
Lukoil
“Masat e reja kanë të bëjnë me furnizimin me karburant për kategori të caktuara të automjeteve, me qëllim menaxhimin më të mirë të furnizimit në kushtet aktuale. Me këtë vendim është vendosur që automjetet e rënda, përkatësisht kamionët, traktorët dhe autobusët, të mund të furnizohen maksimumi me 50 litra naftë për automjet. Kufizimi vlen për Euro Dizel BS dhe EKTO Dizel”.
Këtë situatë e ka komentuar edhe kryeministri Hristijan Mickoski. Ai u shpreh se Inspektorati është në terren, por shtoi se ndoshta në një situatë të tillë ka ardhur sepse shtetas të huaj po vjnë në vendin tonë për tu furnizuar me naftë përshkak se te ne është më lirë.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Inspektorati Shtetëror i Tregut është në terren dhe janë vërejtur sjellje të tilla nga disa pompa të benzinës sepse ka një presion të madh nga vendet fqinje, ku çmimi i energensave është 40-50% më i madh se tek ne. Në Serbi çmimi është 120-130 për litër, flas për dizelin, kurse tek ne është 71 denarë. Si rezultat i këtij presioni, ne kemi një rritje të madhe të konsumimit të naftës dhe derivateve të naftës. Ndoshta prandaj, në disa pompa benzene ka ardhur deri te mungesa e sasive”.
Kryeministri u shpreh se RMV momentalisht ka situatë stabile të energensave dhe se rezervat shtetërore të naftës mund të mbulojnë konsumin gjithëditorë për më shumë se 62 ditë.
Emine Ismaili /SHENJA/

