(VIDEO) Filipçe: Vrima në buxhet është rreth dy miliardë euro

(VIDEO) Filipçe: Vrima në buxhet është rreth dy miliardë euro

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në takimin rajonal me organizatat komunale nga njësia zgjedhore 4, që u mbajt në Strumica, paralajmëroi se gjendja ekonomike në vend është përkeqësuar seriozisht dhe se ka probleme të mëdha në financat publike, të cilat tashmë po reflektohen edhe në funksionimin e kompanive. Filipçe theksoi se vrima në buxhet po thellohet, ndërsa shteti vazhdon të marrë borxhe.

VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË

“Po e ndjekim situatën me financat. Qeveria po kërkon kredi. E fundit është rreth 300 milionë euro. Vrima në buxhet është diku rreth 2 miliardë euro. Është lëshuar edhe një euroobligacion prej 1 miliard eurosh, por kjo nuk është e mjaftueshme”.

Ai theksoi se pushteti po vonon shlyerjen e obligimeve, gjë që tashmë po ndikon negativisht në sektorin privat.

VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË

“Po vonohet pagesa ndaj subjekteve ekonomike, rreth 500–600 milionë euro. Rreth 100 milionë euro është borxhi në bazë të kthimit të TVSH-së për kompanitë. Ka kompani që po mbyllen sepse nuk mund ta përballojnë situatën, prandaj marrin kredi. Njerëzit kanë jetuar nga kthimi i TVSH-së, nga ato para, ndërsa tani marrin kredi, futen në borxhe dhe mbyllin kompanitë”.

Ai shtoi se qeveria po e vë në rrezik edhe pagesën e rregullt të pagave dhe pensioneve, ndërsa gjendja ekonomike me këto parametra pritet të përkeqësohet edhe më shumë në vjeshtë për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme.

/SHENJA/

 

MARKETING