(VIDEO) “Lidl” fillon ndërtimin e një marketi në komunë e Gazi Babës

(VIDEO) “Lidl” fillon ndërtimin e një marketi në komunë e Gazi Babës

Kompania  “LIDL” vazhdon të zgjerohet në Maqedoninë e Veriut. Sot në mënyrë festive, në komunën e Gazi Babës,  u hedh gurthemeli i objektit më të ri të zinxhirëve të martketit LIDL , e cila do të jetë me një hapësirë tejet të madhe dhe do të funksionojë edhe për eksportim të produkteve jashtë vendit.

Drejtori i patundshmërive të “LIDL” në Maqedoninë e Veriut, Goce Gavrillov, tha se marketi do të ndërtohet në standardin dhe nivelin më të lartë ndërkombtarë. Ai tha se do të sigurohen edhe 130 vende parkimi për veturat, me qëllim që siç tha, konsumatorët të ndjehen sa më komod dhe të  kryejnë punë sa më lehtë dhe sa më shpejtë.

 GOCE GAVRILLOV, DREJTOR I PATUNDSHMËRIVE TË LIDL NË MAQEDONINË E VERIUT “Marketi është projektuar në mënyrë që të sigurojë funksionalitet, komoditet, praktikë dhe ambientë të përshatshëm për blerje si dhe kushte të përshtashme për të punsuarit tanë. Salla shitese në këtë marketë do të ketë rreth 1500 metra katrorë, hapsira komode për konsumatorët, që të mundet shpejtë dhe lehtë ti gjejnë zgjedhjen e produkteve të nevojshme”.

Të pranishmeve ju drejtua edhe kryetari i komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski. Ai tha se ky investim do të sjellë mundësi të reja për qytetarët , vende të reja pune, zhvillim profesional, zgjedhje më të gjërë  dhe ofertë më cilësore për konsumatorët.

BOBAN STEFKOVSKI, KRYETAR I KOMUNËS SË GAZI BABËS

“Kjo ngjarje, nuk është vetëm fillim  edhe i një ndërtimi modernë, por simbol i besimit, zhvillimit dhe mundësi të reja për bashkësinë tonë. Veçanërishtë dua të faleminderoi drejtorin e patundshmërive të “LIDL” në Maqedoninë e Veriut, Goce Gavrillov dhe gjithë ekipin e LIDL, të cilët me përkushtim dhe  vizionin e tyre, sjellin rritje të ekonomisë, investime të reja dhe hapin vende të reja të punës”.

Stefkovski theksoi se vet prania e një kompanie evropiane si Lidl është një mesazh i fuqishëm se komuna e Gazi Babës është një komunë që zhvillohet, që rritet dhe që bëhet gjithnjë e më tërheqëse për investime të reja.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING