Irani shënjestron bazat e grupeve opozitare kurde iraniane në Irakun verior
Irani njoftoi të mërkurën se ka goditur me tre raketa bazat e grupeve opozitare kurde iraniane të vendosura në territorin e Qeverisë Rajonale të Kurdistanit në Irak, sipas mediave lokale, transmeton Anadolu.
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim News Agency raportoi se Shtabi Khatam al-Anbiya Headquarters, i lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), lëshoi një deklaratë lidhur me sulmet ndaj grupeve opozitare kurde.
Më herët u raportuan shpërthime të fuqishme në fshatin Zirgwez pranë Sulaymaniyah, ku ndodhen bazat e grupeve opozitare kurde iraniane.
Sipas raportimeve mediatike, në zonën ku anëtarët e këtyre grupeve jetojnë me familjet e tyre u dëgjuan katër shpërthime dhe nuk u raportua për viktima.
Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani, paralajmëroi grupet opozitare kurde që dyshohet se po planifikonin të hynin në Iran nga Iraku që të mos shfrytëzojnë situatën dhe të mos ndërmarrin veprime, duke theksuar se ndaj tyre nuk do të tregohet tolerancë në asnjë rrethanë.

