Lëkundje tërmeti në Sicili, sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti në Sicili, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në Siçili, njoftoi Instituti Sizmologjik Evropian-Mesdhetar (EMSC).

Epiqendra e tërmetit ishte në malin Etna, në veriperëndim të Ragalnës, në një thellësi prej katër kilometrash, raporton RAI.

Tërmeti u ndje në të paktën tre provinca të Sicilisë lindore – Catania, Messina dhe Sirakuzë.

Kryetari i bashkisë së Katanias, Enrico Trantino, urdhëroi pas tërmetit, si masë paraprake, të organizoheshin inspektime për të inspektuar ndërtesat shkollore, prandaj shkollat ​​në atë qytet kanë pezulluar mësimin sot.

Departamenti lokal i zjarrfikësve tha se qytetarët nuk kanë kërkuar ndihmë për ndonjë ndërhyrje në lidhje me tërmetin, dhe autoritetet lokale thanë se deri më tani nuk ka pasur raportime për dëme të shkaktuara nga tërmeti, ose se ka pasur të lënduar.

MARKETING