Bashkimi mposht Shkupin, Struga ndalet në barazim
Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë ka vazhduar me xhiron e 21-të në program, teksa sot janë luajtur dy ndeshjet e para të kësaj xhiroje. Skuadra e Bashkimit ka marrë fitore ndaj Shkupit, duke triumfuar në Kumanovë me dy golat e Orre dhe Ribeiro. Në takimin tjetër, Struga u ndal me barazim pa gola në përballjen me Brerën e Strumicës. Ndërkohë xhiroja e 21-të vazhdon të mërkurën dhe të enjtën. Nesër janë në program dy ndeshje tjera si Arsimi – Tikveshi dhe Makedonija Gjorçe Petrovi – Rabotniçki, teksa të enjten do të luhet derbi i madh për titullin, ku Shkëndija vjen në kryeqytet për duelin ndaj Vardarit, teksa xhiroja mbyllet me ndeshjen Pelisteri – Sileksi që do të zhvillohet po të njejtën ditë. /SHENJA/

