Shefi i NATO-s, Mark Rutte nis vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Shefi i NATO-s, Mark Rutte nis vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajlovski, e prit në Aeroportin e Shkupit Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili është në një vizitë zyrtare në vendin tonë.

“Është nder për mua t’i uroj mirëseardhje Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Në kohë sfidash serioze të sigurisë, është veçanërisht e rëndësishme të kontribuojmë së bashku për sigurinë, paqen dhe stabilitetin,” shkroi Misajlovski në Facebook.

Nga aeroporti i Shkupit, Rutte u prit në Villa Vodno nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.

Sekretari i Përgjithshëm u prit me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni në Kabinetin e Presidentit.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të ketë takime edhe me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, pas së cilës do të flasë para deputetëve në legjislaturë.

Rutte do të vizitojë edhe kazermën “Ilinden”, ku do të marrë pjesë në prezantimin e grupit të lehtë të batalionit të këmbësorisë të Ushtrisë dhe një pjese të pajisjeve të kësaj njësie.
Në ngjarje do të marrin pjesë ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajlovski, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-major Sashko Lafçiski, gjeneralë të Ushtrisë dhe përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes.

Kjo është vizita e parë e Rutte-s në Shkup si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Ai ishte në vendin tonë në nëntor 2021 si kryeministër i atëhershëm i Holandës.

Në vitin 2023, në një vizitë zyrtare në Maqedoni ishte sekretari i atëhershëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

MARKETING