Shkëndija fiton ndaj Pelisterit me dy golat Besart Ibraimit

Shkëndija fiton ndaj Pelisterit me dy golat Besart Ibraimit

Skuadra e Shkëndijës ka marrë fitore përballë Pelisterit me rezultat 2:1 në duelin e vlefshëm për xhiron e 20-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Kuqezinjtë fillimisht ishin në disavantazh me golin e pësuar nga Spirovski në minutën e 7-të, teksa golashënuesi më i mirë në historinë e Maqedonisë, Besart Ibraimi e riktheu në lojë Shkëndijën.

Bomberi kërçovar fillimisht gjeti rrjetën në minutën e 21-të, duke barazuar rezultatin në 1:1, teksa golin e dytë personal dhe të dytin për Shkëndijën e gjeti në pjesën e dytë në minutën e 64-të, me çka e vulosi edhe fitoren e këtij takimi. Pas këtij triumfi Shkëndija ngushton diferencën me Vardarin në katër pikë, me këta të fundit që kryesojnë renditjen me 52 pikë, ndërsa kuqezinjtë nga Tetova tashmë kanë në konto 48 pikë.

Në xhiron e radhës në kampionat, pikërisht këto dy ekipe do të përballen ndërmjet veti në një duel direkt për titullin. /shenja/

MARKETING