(VIDEO) Zyrtari i lartë iranian: Irani nuk do të negociojë me SHBA-në

(VIDEO) Zyrtari i lartë iranian: Irani nuk do të negociojë me SHBA-në

Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane tha sot se numri i të vrarëve nga sulmet ajrore amerikane dhe izraelite që nga e shtuna është rritur në 555. Sulmet e përbashkëta shënjestruan 131 zona banimi në të gjithë Iranin.

Ndërkaq, Garda Revolucionare e Iranit ka deklaruar se sulmet e saj të fundit me raketa kanë pasur si objektiv zyrën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, si dhe selinë e komandantit të Forcave Ajrore të Izraelit.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha sot se Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Naim Qassem, është tani “objektiv i shënuar për eliminim”. Ushtria tha ai, sot herët se ka nisur “betejë ofensive” kundër Hezbollahut në Liban. Sulmet ajrore izraelite shënjestruan periferitë jugore të Bejrutit dhe zonat në Libanin jugor, duke vrarë 31 persona dhe duke plagosur 149 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit.

Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani mohoi pretendimet se Teherani ka kërkuar të rifillojë negociatat me Ëashingtonin dhe ka deklaruar se Irani nuk do të angazhohet në bisedime me SHBA-në. “Ai tani është i shqetësuar për humbjet e mëtejshme të ushtarëve amerikanë. Me iluzionet e tij, ai e ka transformuar sloganin ‘Amerika e Para’ në ‘Izraeli i Pari’ dhe ka sakrifikuar trupat amerikane për etjen e Izraelit për pushtet”.

Në ndërkohë, Izraeli ka filluar mobilizimin e 100 mijë rezervistëve ndërsa përgatitet të zgjerojë ofensivën e tij të vazhdueshme përtej Iranit dhe Libanit, thanë sot mediat izraelite. Njësitë e inteligjencës ushtarake kanë nisur një thirrje rezervë si pjesë e përgatitjeve për “skenar shtesë operacionesh dhe një zgjerim të luftës”.

Që nga mëngjesi i së shtunës, Izraeli dhe SHBA-ja kanë kryer sulme kundër Iranit duke vrarë qindra njerëz, përfshirë Khamenein dhe zyrtarë të lartë. Teherani është përgjigjur duke lëshuar raketa dhe dronë në Izrael si dhe bazat dhe interesat amerikane në disa vende të Gjirit. Ëashingtoni dhe Tel Avivi e akuzojnë Teheranin se ndjek programe bërthamore dhe raketore që kërcënojnë Izraelin dhe aleatët e SHBA-së në rajon. Irani thotë se programi i tij bërthamor është paqësor dhe se nuk kërkon të prodhojë armë bërthamore. /SHENJA/

 

MARKETING