Nikolloski: Punimet në Korridorin 8 dhe Korridorin 10-d po shkojnë sipas planit, do të zbatohen afatet e caktuara

Nikolloski: Punimet në Korridorin 8 dhe Korridorin 10-d po shkojnë sipas planit, do të zbatohen afatet e caktuara

Qeveria planifikon të ndërtojë autostrada të reja me qëllim të lidhjes më të mirë rajonale, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

Nikoloski tha se planet përfshijnë ndërtimin e një autostradë të re nga Koçani deri në kufirin me Bullgarinë, një autostrade të re nga Radovishi në Strumicë dhe një lidhje të re të Korridorit 10 me Korridorin e Strumës përmes ndërtimit të një autostrade nga Smokvica nëpërmjet Strumicës deri në kufirin me Bullgarinë.

Lidhur me segmentin nga Kumanova në Stracin, Nikoloski informoi se tashmë po punohet në procedurat e përbashkëta me Bashkimin Evropian, të cilat do të përfundojnë lidhjen me segmentin nga Stracin në Kriva Palankë, i cili u lëshua në qarkullim vitin e kaluar.

“Tani, në bashkëpunim me BE-në, duhet të ndërtojmë pjesën nga Kumanova në Stracin. Autostradat do të jenë të ndryshme nga ato që kemi ndërtuar deri më tani. Ne kemi ndryshuar si ligjin ashtu edhe rregulloren dhe tani ato do të ngjajnë, për shembull, me autostradën Tetovë – Gostivar, ku do të kenë dy plus dy korsi me një bankinë në mes, por bankina nuk do të jetë beton, por klasik elastik, siç është segmenti Drenovë – Farish, atje kemi dy plus dy korsi dhe me një bankinë elastike në mes”, theksoi zëvendëskryeministri Nikolloski.

Ai shtoi se qeveria ka miratuar dokumentet bazë për një autostradë nga Koçani deri në kufirin me Bullgarinë.

“Një projekt kyç për mua është një autostradë nga Radovishi në Strumicë dhe një autostradë tjetër nga Smokvica përmes Strumicës deri në kufirin me Bullgarinë dhe Petriçin nga ana tjetër”, tha Nikolloski.

MARKETING