Presidenti Begaj vizitën e tij treditore në Maqedoni e nisi me Çairin dhe Çashkën

Presidenti Begaj vizitën e tij treditore në Maqedoni e nisi me Çairin dhe Çashkën

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, filloi sot në Çair dhe Çashkë vizitën treditore në Maqedoninë e Veriut.

“Kjo është një ditë që flet për respektin dhe vlerësimin e ndërsjellë. Një pritje që shpreh mirënjohje të sinqertë për Shqipërinë dhe për lidhjet e forta mes dy vendeve tona, lidhje të ndërtuara mbi historinë e përbashkët, kulturën që na afron dhe bashkëpunimin që vazhdon të forcohet me kohën”, deklaroi Mexhiti.

Pas vizitës në objektin e Komunës së Çairit, Begaj vizitoi Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Gjatë vizitës në Çashkë, u prit nga kryetari Suat Shaqiri.a

“Le të qëndrojmë të bashkuar si popull, pa u dalluar në aspektin fetar apo kombëtar, sepse vetëm të bashkuar do t’i gëzojmë të mirat e përbashkëta dhe do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë”, deklaroi Shaqiri.

MARKETING