(VIDEO) Partitë politike me reagime të ndryshme për masën ndaj Artan Grubit

(VIDEO) Partitë politike me reagime të ndryshme për masën ndaj Artan Grubit

Po aq sa dorëzimi i ish zëvendës kryeministrit Artan Grubit në kufirin “Bllacë”, ashtu edhe masa e paraburgimit shtëpiak, nxiti reagime në skenën politike. LSDM-ja opozitare vlerëson se masa e arrestit shtëpiak është caktuar nga prokurori Daniel Koçev, shefi i të cilit shtojnë ata është prokurori Anel Fisoski që u zgjodh para një muaji në funksionin e Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit.

Aleksandar Sasha Dimitrijeviq, sekretar i përgjithshëm i LSDM-së

Sundimi i ligjit është varrosur plotësisht. Marrëveshja mes VMRO-BDI realizohet para syve të opinionit. Caktimi i paraburgimit shtëpiak për Grubin është vërtetim se gjithçka është dakordësuar. Kush është prokurori i kësaj lënde. Daniel Kocev. Shefi i tij? Prokurori Anel Fidoski”.

Ndërkaq, nga VMRO shprehen se absolutisht e kuptojnë revoltën e qytetarëve pas vendimit për paraburgimin shtëpaik të Artan Grubit.

Brane Petrushevski, deputet i VMRO-DPMNE-së

Presim që vendimi gjyqësor të jetë në mbrojtje të drejtësisë, dhe jo bashkëfajtor në padrejtësi… Procesi gjyqësor për Grubin, ish zëvendës kryeministrin dhe ministrin në qeverinë e LSD-së sapo ka filluar, në karriget gjyësore shoqëri do i bëjnë edhe ortakët e tij kriminelë. Drejtësi do të ketë”.

Në BDI janë shprehur të shqetësuar për deklarimet e përfaqësuesëve të partive politike, të cilët sipas tyre po krijojnë atmosferë histerie dhe linçimi përveç një vendimi të paracaktuar.

BDI

Ata po e marrin plotësisht rolin e prokurorit dhe gjykatësit, duke u hedhur tek masa e kujdesit, duke bërë thirrje publikisht për linçimin e përfaqësuesve të prokurorisë dhe gjykatës, pa asnjë respekt elementar për parimin e prezumimit të pafajësisë”.

Kutia e zezë e qeverisjes së BDI-së u vu në dispozicion të drejtësisë. Kështu kanë reaguar nga koalicioni shqiptar në pushtet.

VLEN

Rikthimi i Grubit nuk është fundi i procesit. Është fillimi. Fillimi i një zbërthimi që mund të çojë në demaskimin e plotë të mënyrës se si ka funksionuar BDI. Pyetja nuk është më nëse do të ketë pasoja politike, por sa të thella do të jenë ato.Nëse kutia e zezë është Grubi, atëherë hapja e saj nënkupton goditje të drejtpërdrejtë ndaj Ali Ahmetit”.

Ish zëvendëskryeministri Artan Grubi pas 14 muajsh në arrati, herët në mëngjesin e së hënës u dorëzua në pikën kufitare në Bllacë.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING