(VIDEO) ISHP: Bie numri i të prekurve nga gripi

(VIDEO) ISHP: Bie numri i të prekurve nga gripi

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), ka bërë të ditur se këtë javë numri i rasteve të raportuara të gripit dhe sëmundjeve të ngjashme me gripin po vazhdon të bjerë. Sipas raportit të fundit, të ISHP-së, këtë javë janë regjistruar 1,150 raste të reja, që shënon rënie prej 11.9 përqind krahasuar me javën e kaluar. Ata njoftuan se krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar, kur u raportuan 2,726 raste, rënia është e ndjeshme për – 57.8 përqind theksuan nga ISHP.

INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK

“Analiza sipas grupmoshës tregon se kategoria më e prekshme janë personat e moshës 15 deri në 64 vjeç me 621 persona të infektuar, të ndjekur nga fëmijët nga 5 deri në 14 vjeç, fëmijët deri në 4 vjeç (157 raste) dhe personat mbi 65 vjeç. Që nga fillimi i sezonit 2025/2026, numri i përgjithshëm i rasteve të raportuara të gripit dhe sëmundjeve të ngjashme me gripin ka arritur në 13,871’’.

ISHP treguan se shumica e rasteve u regjistruan në janar (9,135 raste), ndërsa në shkurt numri ra në 2,456. Kurse në dhjetor pati 1,324 raste, dhe në nëntor dhe tetor janë regjistruar një numër dukshëm më i ulët rastesh. Gjithashtu theksuan se të dhënat tregojnë se sezoni arriti kulmin në janar, i ndjekur nga një rënie graduale e numrit të rasteve.

Autoritetet shëndetësore apelojnë për respektimin e masave parandaluese, veçanërisht tek qytetarët më të rinj dhe të moshuar, të cilët janë pjesë e grupeve më të rrezikuara. /SHENJA/

MARKETING