Kundërpërgjigjet Bashkimi: FFM ngatërron pështymën me pullat e palltos së tifozëve në tribuna

Kundërpërgjigjet Bashkimi: FFM ngatërron pështymën me pullat e palltos së tifozëve në tribuna

KF Bashkimi 1947 ka reaguar ashpër ndaj komunikatës së Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) dhe videos së publikuar për të justifikuar vendimin e gjyqtarit Benjamin Kerimi në ndeshjen ndaj Vardarit. Klubi nga Kumanova e konsideron reagimin e FFM-së absurd dhe skandaloz, duke theksuar se pamjet e publikuara nuk provojnë aspak se Rexhep Murati e pështyu gjyqtarin.

Sipas Bashkimit, në video shihet se ajo që quhet “pështymë” qëndron në ajër për disa sekonda, gjë që ata e konsiderojnë e pamundur. Klubi ironizon duke thënë se FFM ka ngatërruar shenjën në pallton e një tifozi në tribunë me veprimin e lojtarit.

Klubi kërkon përgjegjësi dhe ndalimin e, siç e quajnë ata, “tendencave të qëllimshme ndaj lojtarëve të tyre”.

MARKETING