(VIDEO) Filipçe: Mickoski ofron vetëm izolim dhe fushatë anti-BE

(VIDEO) Filipçe: Mickoski ofron vetëm izolim dhe fushatë anti-BE

Kryetari i partisë opozitare maqedonase LSDM, Venko Filipçe, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se Maqedonia është viktimë e bullizmit klasik evropian dhe politikanë në Bruksel janë të vetëdijshëm për këtë.

Me anë të një statusi në Facebook, Filipçe tha se në vend që për dy vjet të zbatojë reformat që i kërkon Evropa, Mickoski ofron vetëm izolim dhe fushatë anti-BE. Ai tha se mbi 70 për qind e qytetarëve e duan BE-në, ndërsa Mickoski flet për ‘bullizëm’ dhe ‘ligë të parë e të dytë’.

VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË

Kjo nuk është bullizëm, por pasojë e mosplotësimit të detyrimeve: drejtësi, liri e mediave dhe luftë kundër korrupsionit.VMRO çdo ditë krijon konflikte me fqinjët, ndërsa kritikave nga Brukseli u përgjigjet me sulme ndaj BE-së.Prandaj nuk ka përparim, prandaj pesë tonë drogë kalojnë përmes kufirit maqedonas pa u ndëshkuar, prandaj gjyqësori dhe prokuroria janë nën kontroll, ndërsa mediat po ngulfatën përmes modelit të Orbanit”.

Filipçe theksoi se Mickoski dhe VMRO nuk e duan BE-në, por duan të vjedhin në tenderë pa mbikëqyrje, duke shtuar se kjo nuk është vlerë evropiane, por ai tha se kjo është vlerë kriminale.

Bullizmin e vetëm ndaj popullit maqedonas po e bëjnë VMRO-Grup i organizuar Kriminal dhe Mickoski”, thuhet në reagimin e kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING