(VIDEO) Nis ndërtimi i ujësjellësit të fshatit Llaskarcës
Në kuadër të projekteve të financuara nga thirrja e dytë e Qeverisë dhe mjetet e ndara për komunat nga kredia hungareze, në fshatin Llaskarcë të Komunës së Sarajit sot u promovuar projekti për ujësijellësin dhe asfaltim të rrugëve. Në deklaratën e dhënë për media me këtë rast, kryetari i Sarajit tha se projektet e filluara sot janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e fshatit Llaskarcë. Ai njoftoi se projektet në total kapin koston e 243 milion denarëve.
MUHAMED ELMAZI, KRYETAR I KOMUNËS SË SARAJIT
“Kjo tregon për një Qeveri që përkujdeset për çdo vendbanim dhe çdo komunë. Në një bashkëpunim ndër-institucional që më parë se kemi pasur. Gjithashtu, kjo nuk është një projekt që vetëm do të ndërtohet dhe vendbanimi në fjalë do të ngelet në harresë po është projekt që garanton zhvillim modern të infrastrukturës”.
Ndërkaq, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Muhamed Hoxha deklaroi se institucioni që ai drejton ka ndarë mjete për realizimin e projektit për ujsjellësin dhe kanalizimin e këtij fshati.
MUHAMED HOXHA, MINISTËR I AMBIENTIT JETËSORË
“Ministria e Mjedisit Jetësorë dhe Planifikimit Hapsinorë nga thirrja e dytë e kredisë Hungareze ka siguruar mbi 85 milion denarë për të realizuar këtë pjesë të projektit sepse siç theksoi edhe kryetari bëhet fjalë për disa projekte që sot ne fillojmë ti realizojmë. Përfshirë këtu edhe ndërtimin e rrugëve”.
Hoxha dhe Elmazi paralajmëruan edhe ndërtimin e shtratit të lumit, nga i cili përshkak të shirave intensive ditë më parë u vërshuan disa fshatra të komunës së Sarajit. Elmazi mes tjerash deklaroi se komisioni për mbledhje të ankesave është nga fundi dhe kërkesat për dëmshpërbim të banorëve do t’i dorëzojë në Qeveri.
Mevludin Imeri /SHENJA/

