(VIDEO) Mucunski: 60% e kandidatëve për ambasadorë janë diplomatë profesional

(VIDEO) Mucunski: 60% e kandidatëve për ambasadorë janë diplomatë profesional

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Muçunski thotë se ende nuk mund t’i publikoj emrat e ambasadorëve të rinjë. Mirëpo, siç u shpreh, mbi 60 përqind e kandidatëve të rinj për ambasadorë janë diplomatë profesionistë nga radhët e punonjësve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Timço Mucunski, ministër i Punëve të Jashtme

“Mbi 60 përqind e kandidatëve të rinj për ambasadorë dhe konsuj të përgjithshëm janë diplomatë profesionistë nga radhët e punonjësve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Sigurisë Kombëtare me një karrierë të pasur diplomatike prej më shumë se 20 vitesh, dhe kjo lidhet me angazhimin tonë që filloi me ndryshimet në Ligjin për Punët e Jashtme”.

Mucunski u shpreh se ka propozuar më shumë emra, të cilat do t’i konfirmoj pasi t’i marrë miratimet.

Edhe kryeministri Hristijan Mickoski konfirmoi se ka vendim për ambasador të rinjë por siç tha, për shkak se janë informacione të klasifikuara, emrat e tyre nuk mund të publikohen.

Qeveria në seancën e së martës, siç raportuan mediat maqedonase, ka pranuar një listë prej 9 ambasadorëve të rinjë dhe dy konsuj të përgjithshëm, në Stokholm, Bukuresht, Prishtinë, Londër, Hagë, Strasburg, Suedi, NATO dhe Sofje si dhe dy konsuj të përgjithshëm në Selanik dhe Melburn. Gjithashtu të njejtat media kanë thënë se ish ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani është emëruar ambasador në selinë e NATO-s në Bruksel.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING