(VIDEO) Qytetarët përgatiten për Ramazan, çmimet janë rritur, por blerjet janë shtuar

(VIDEO) Qytetarët përgatiten për Ramazan, çmimet janë rritur, por blerjet janë shtuar

Me ardhjen e muajit të shenjtë të Ramazanit, tregjet dhe dyqanet janë mbushur me qytetarë që po bëjnë përgatitjet e fundit për agjërimin. Produktet ushqimore bazë, artikujt tradicionalë të sofrës së iftarit dhe ëmbëlsirat karakteristike janë ndër më të kërkuarat këto ditë. Krahas atmosferës shpirtërore dhe solidaritetit që e karakterizon këtë muaj, vëmendje e veçantë i kushtohet edhe çmimeve në treg, të cilat për shumë familje mbeten një sfidë shtesë. Qytetarët shprehen të kujdesshëm në shpenzime, ndërsa disa nga shitësit thonë se numri i blerësve është rritur, kurse ndonjë shitës e mohon.

SHITËS

‘’Po, po, momentalishtë po që tre, katër ditë më herët përgaditen njerëzit për ramazan/momentalisht në hurma, këto gjëra jo, jo çmimet sikurse kanë qenë vitin e kaluar edhe këtë vit janë, ka sende që janë shtrejtë speçat, pak ma shtrejte, patlixhanet pak më shtrejtë/jo si rrisin çmimet se problem është se nuk varet tek ne, tek mishi është problemi, dogana më shtrejtë është, dhe standarti është i ulët, rrogat nuk janë të larta dhe aty është diferença, problemi’’.

SHITËS

‘’Jo po çmimet nuk janë, shumë të larta por nuk kanë njerëzit para/po çmimet nuk duhet të me i rritë fajet i kanë qeveria, këto tregtarët nuk i kanë fajet, qeveria u’a rritë doganat atje qka bien mallin dhe për atë këta i hypin çmimet faji nuk është tek këto faji gjithmonë është tek pushteti’’.

SHITËSE

‘’Çfarë me të tregu, pak është rritë pak është zbritë, ashtu jemi diku diku ama në prag të kësaj feste të madhe të ramazanit shqiptarët janë të detyruar të blejnë kanë nuk kanëpor deri dikundë është rritë shembull patlixhani ka shkuar deri në 140 pak janë içik të larta por qfarë të bëjmë’’.

 

Ndërkaq, qytetarët u shprehën se janë të gatshëm të fillojnë muajin e shenjtë të ramazanit, por disa mendojnë se çmimet janë rritur, kurse disa prej tyre thonë se faji i rritjes së çmimeve është nga dogana dhe qeveria.

 

QYTETAR

‘’Po gati jemi/po siç do herë, njejtë, njësoj si ditëve tjera/po çmimet janë ashtu siç ju konvenon nuk janë shumë të shtrejta por për standartet tona janë mjaftë/po rritje zakonishtë para fesatve tregtarët i hypin’’.

QYTETAR

‘’Po po gatesë gratë siç e kanë zakon pite, mantia/po janë pak çmimet si të larta por jemi mësuar’’.

QYTETAR

‘’Po, po, mish me ble, ullijë, hurma po janë rritur’’.

Gjithashtu, qytetarët nuk harrojnë të japin urimet e tyre, por njëkohësisht dhe ankesën për rrogat e ulëta që kanë ata.

QYTETAR

‘’Gjithmonë jemi të pregaditur, dhe mirë se ardhtë, Allahu kabull kejtve agjërimin’’.

QYTETARË

‘’Po deri dikun po deri dikun jo, n’varet, rrogat e vogla janë njerzit nuk kanë para për t’u përgaditur siç duhet/ajo që është më lirë me marrë/jo çmimet edhe i rritin edhe nuk i rritin, çmimet varen se qysh i bien nga jashtë qysh e vendos qeveria, por nuk janë shtrejtë çmimet marulla qepa lirë nuk janë aq’’.

Ramazani, po fillon mes përgaditjeve dhe kujdesit për shpenzimet e përditshme. Kurse qytetarët shpresojnë që ky muaj i shenjtë të kalojë me më shumë mirëkuptim, solidaritet dhe qetësi për të gjithë. /SHENJA/

 

MARKETING