Valë të lagështa me shi dhe borë, nga e hëna stabilizim i motit dhe rritje të temperaturës
Nesër, gjatë natës, dhe të premten, nën ndikimin e një vale të re të lagësht, do të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu, në zonat më të larta shi dhe borë, ndërsa në malet reshje bore. Reshjet do të jenë më të bollshme në pjesët perëndimore (deri në 25 litra për metër katror), ndërsa lokalisht do të ketë kushte për bubullima”, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Gjatë fundjavës, moti do të jetë pjesërisht i vranët dhe më i ftohtë me erëra të moderuara deri të forta veriore. Nga e hëna do të mbizotërojë mot me diell me rritje të temperaturave të ditës.

