Kuvendi duhet t’i konstatojë dorëheqjet e Bislimovskit dhe të Ristovskës dhe ta zgjedhë Goce Naumovskin për gjyqtar të ri kushtetues

Kuvendi duhet t’i konstatojë dorëheqjet e Bislimovskit dhe të Ristovskës dhe ta zgjedhë Goce Naumovskin për gjyqtar të ri kushtetues

Kuvendi sot do të mbajë seancën e 85-të në të cilën pritet të konstatohen dorëheqjet e kryetarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Shërbimeve të Ujit dhe Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale, Marko Bislimovski dhe të anëtarit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe konflikt interesi, Cveta Ristova. Në seancë pritet të gjendet edhe zgjedhja e Goce Naumovskit, për gjyqtar të ri kushtetues. Pas miratimit të pikave të rendit të ditës, dy orë do të jenë për pyetjet e opozitës drejtuar kryeministrit dhe ministrave.

Në rendin e propozuar të ditës për seancën e 85-të, deri tani janë përfshirë dy pika, edhe atë: Propozim për emërimin e një anëtari (të angazhuar joprofesionalisht) anëtarë i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve dhe Propozim-ligji për prodhimin bujqësor organik, në lexim të parë.

Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski, dorëheqjen e tij te Kuvendi e dorëzoi më 12 shkurt të këtij viti duke kërkuar nga shtëpia ligjvënëse të konfirmojë përfundimin e funskionit, pa shpjeguar pse e kërkon këtë.

Сите апокалиптични сценарија и најави дека цената на електрична енергија за домаќинставата ќе се зголеми до 50 проценти или ќе има рестрикции не се остварија. Цената се корегираше за 9,48 про

Mandati i Bislimovskit, i cili për herë të dytë është në krye të KRRE-së, skadon në qershor të vitit 2028. Departamenti i Policisë Financiare (DPF) para disa jave ngriti padi penale kundër Bislimoskit, duke e dyshuar atë për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar.

Anëtarja e KSHPK-së, Ristovska, dërgoi letër në Kuvend të nesërmen, më 13 shkurt, në të cilën theksohet se pas javësh polemika publike dhe dyshime të ngritura në lidhje me punën e saj, mori vendim të parashtrojë dorëheqje të parevokueshme nga funskioni i anëtares në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe konfliktit të interesit.

Новоизбраната заменик претседателка на Државната комисија за спречување на корупцијата (ДКСК), Цвета Ристовска, порача дека институцијата останува посветена на своите законски обврски, без ог

“Gjatë gjithë karrierës sime profesionale, duke përfshirë edhe punën në Komision, e kam kryer punën time ligjërisht, me ndërgjegje dhe me qëllimet më të mira. Më vjen keq nëse rrethana të caktuara, duke përfshirë edhe mbikëqyrje të mundshme administrative, kanë çuar në dyshime të pabaza në publik. Në të gjitha situatat e punës sime në Komision, në të cilat kishte mundësi të një konflikti të mundshëm interesi, kërkova përjashtim në përputhje me ligjin. Asnjëherë nuk kam pasur ndërmend të fsheh informacione, përkundrazi, kam respektuar detyrimet ligjore. Jam e bindur se kushdo që mban një funksion publik duhet të demonstrojë shkallën më të lartë të integritetit personal dhe profesional”, shkroi Ristovska në dorëheqjen e saj.

Dorëheqja e Ristovskës vjen pasi disa media javën e kaluar publikuan se KSHPK-ja kishte hapur dy lëndë kundër saj, në lidhje me mosdeklarimin e kompanive të fëmijëve të saj në pyetësor dhe një konflikt të mundshëm interesi.

Pas konstatimit të dorëheqjeve, duhet të thirret një seancë e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, e cila duhet të shpallë njoftimet për zgjedhjen e një presidenti të ri të KRRE-së dhe një anëtari të ri të Komisionit Kundër Korrupsionit.

Javën e kaluar, Komisioni për një gjyqtar të ri kushtetues propozoi prof. dr. Goce Naumovskin, profesor në Fakultetin Juridik në USHCM në Shkup, i cili do të zëvendësojë gjyqtaren kushtetuese, Jadranka Daboviq Anastasovska, e cila dha dorëheqjen nga funksioni për arsye personale në dhjetor të vitit të kaluar.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në brifingun e së hënës me gazetarët paralajmëroi se rendi i ditës i propozuar për seancën mund të ndryshohet.

MARKETING