Temperatura të ulëta në mëngjes, erë e fortë gjatë ditës
Sot në Maqedoninë e Veriut moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Në disa zona priten kthjellime të përkohshme, ndërsa gjatë ditës do të fryjë erë e fortë nga drejtimi verior, me shpejtësi që mund të arrijë deri në 60 kilometra në orë.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 3 deri në 11 gradë Celsius.
Në ditët në vijim moti do të mbetet i paqëndrueshëm, me vranësira të herëpashershme dhe reshje lokale shiu në disa pjesë të vendit.

