Dueli historik ndaj Samsunsporit, Shkëndija pa Latifin dhe Trumçin

Dueli historik ndaj Samsunsporit, Shkëndija pa Latifin dhe Trumçin

Skuadra e Shkëndijës këtë të enjte do të luajë ndeshjen e parë dhe historike të fazës së plej of-it në Ligën e Konferencës, ku në Shkup do të takohet me Samsunsporin e Turqisë. Ky është një moment historik për futbollin vendor, pasi kuqezinjtë janë skuadra e parë nga Maqedonia që do të luajë në një fazë jashtë grupeve të një kompeticioni europian.

Për sfidën e së enjtes, Shkëndija do të jetë pa shërbimet e Liridon Latifit dhe Aleksandar Trumçit, teksa të gjithë futbollistët tjerë, tekniku Jeton Beqiri pritet ti ketë në dispozicionin e tij.

Publiku tetovar dhe tifozët “Ballistët” janë duke u organizuar për këtë ndeshje të madhe dhe Shkëndija pritet të ketë mbështetje në tribuna, teksa edhe nga radhët e ekipit turk, do të jenë të pranishëm afër 1 mijë tifozë që do të udhëtojnë drejt kryeqytetit tonë.

Dueli ndërmjet Shkëndijës dhe Samsunsporit do të zhvillohet të enjten në mbrëmje në stadiumin “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 21:00. /SHENJA/

MARKETING