Mersel Bilalli: Koalicioni VLEN në rënie, opozita nuk po rritet
Profesori universitar Mersel Bilalli deklaroi sonte në emisionin “Debat në SHENJA” se koalicioni VLEN ka nevojë për një riorganizim të thellë nëse synon të shndërrohet në një subjekt të qëndrueshëm dhe me peshë politike.
Bilalli ngriti pikëpyetje nëse VLEN po shihet si projekt afatgjatë për shqiptarët, duke theksuar se pas përfundimit të mandatit aktual, qoftë në mënyrë të rregullt apo përmes zgjedhjeve të parakohshme, koalicionit do t’i duhet një organizim shumë më i madh për t’u faktorizuar realisht në skenën politike.
“Kisha thënë një pikëpyetje se a e shoh koalicioni VLEN si projekt afatgjatë për shqiptarët. Ndoshta pasi ta kryej mandatin, ose e ndërpresin mandatin ose ka zgjedhje tjera do t’u duhet ayre një organizim shumë i madh që të faktorizohen në subjekt. Kështu si janë, mendoj se janë në dobësim të vazhdueshëm, në rënie edhe pse fakteqsisht nuk kemi ngritje te subjektet opozitare i cili nuk mund të merret me çështje etnike, por çështje më e rëndësishme ajo ekonomike”, deklaroi Bilalli.

