Bilalli: Si është e mundur të doktorohet në gjuhën shqipe, ndërsa një provim jurisprudence të mos lejohet?

Bilalli: Si është e mundur të doktorohet në gjuhën shqipe, ndërsa një provim jurisprudence të mos lejohet?

Profesori universitar, Mersel Bilalli ka komentuar sonte në emisionin “Debat në SHENJA” lidhur me çështjen e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke theksuar nevojën për një qasje më të arsyeshme dhe në përputhje me logjikën kushtetuese.

Sipas tij, është e vështirë të kuptohet pse studentët mund të kryejnë studimet universitare, ato pasuniversitare dhe madje edhe doktoraturën në gjuhën shqipe, ndërsa nuk u lejohet të japin provimin e jurisprudencës në të njëjtën gjuhë.

“Çdokush që ka një minimum inteligjence, logjikë elementare dhe njohuri sipërfaqësore të së drejtës kushtetuese e kupton se kjo nuk ka kuptim. Si është e mundur të studiosh dhe të doktorosh në shqip, por të mos kesh të drejtë të japësh një provim në atë gjuhë?”, deklaroi Bilalli.

Ai theksoi se arsyetimi se diçka nuk është e shkruar shprehimisht në ligj nuk qëndron, pasi, sipas tij, një qasje e tillë do të nënkuptonte hartimin e një numri të madh ligjesh për çdo situatë të mundshme.

“Ajo logjikë nuk funksionon. Funksioninon te njerëzit të cilët duan të manipulojnë me situatën, osë dëshirojnë të harxhojnë energjinë, ta konsumojnë enegjinë, për t’i maskuar çështjet kruciale dhe esenciale”, shtoi më tej Bilalli. /SHENJA/

MARKETING